Ish agjenti i AKI-së, Bojan Bozhoviq ka dalë me deklarata publike në faqen e tij në Facebook, duke treguar se para 3 viteve kishte lajmëruar Agjencinë Kosovare për Intelegjencë se kush e kishte vrarë pjesëtarin e policisë së Kosovës, Enver Zymberi. Bozhoviq ka thënë se si ka mundësi që vrasësi shëtit ende i lirë.
Ai madje ka shtuar se me këtë deklaratë rrezikon edhe jetën dhe familjen mirëpo thotë se këtë po e bënë për dashurin që ka për Kosovën.
“Në këtë ditë tre vjet më parë në Agjencin e Inteligjencës ë kam dorëzuar raportin kush e vrau një oficer të policisë rep. e Kosoves Enver Zymberi. Pse askush nuk e thotë emrin e vrasësit.
Pse vrasësi të lirë shetit ne Kosove. Ok jam Bojan Bozhoviq ish pjestare te AKI ( Agjencia Kosovare per inteligjence) Ullheq te projekt I ashtuquajturi "Veri".
154 hetimet prej gushti 2011 deri filimi kesaj viti. E di qe me kete informate reziku jete dhe siguri familijar mire po nuk kam frike sepse dashurija per Kosove eshte me e madhe se jeta . Boll ma heshtja . me e mire ne toke si heroj ose lumtur si renc .Bojan Bozhoviq”, shkruan ai në Facebook. Bojan Bozhoviq përndryshe ka qenë edhe gazetarë ndërsa nga Veriur ka raportuar për mediet shqiptare në Kosovë./Zeri/