Senati që është Dhoma e lartë e Parlamentit të Irlandës ka pranuar propozimin e qeverisë për njohjen e Palestinës, raporton Anadolu Agency (AA).
Senati i përbërë nga 60 anëtarë shqyrtoi propozimin dhe nënshkrimin e 31 anëtarëve. Në mocionin e paraqitur nga senatori Averil Power thuhet se: "Qeveria, duhet ta njohë zyrtarisht Palestinën dhe duhet të ndihmojë për të krijuar një zgjidhje mes dy shteteve që qytetarët e të dy shteteve të mund të jetojnë në paqe dhe siguri”.
Propozimi nuk ka efekt detyrues për qeverinë irlandeze, por ministri irlandez i Jashtëm Charlie Flanagan muajin e ardhshëm pritet të vizitojë Senatin për të diskutuar çështjen në fjalë.
Ndërsa ambasada izraelite në Dublin ka reaguar duke thënë se "Këto lloj votimesh dëmtojnë procesin e paqes". Edhe parlamenti i Britanisë këtë muaj ka pranuar propozimin për njohjen e Palestinës me 274 vota. Por njohja e shteteve në Britani dhe Irlandë bëhet nga qeveritë dhe jo nga Parlamentet.