Bashkësia Islame në Republikën e Sllovenisë, njofton se me 22 tetor, imami nga Sllovenia Shpend Fidani, lexoi tërë Kur'anin para Komisionit të Bashkësisë Islame, duke u bërë kështu Hafizi i parë në Slloveni, raporton Anadolu Agency (AA).
Praktikohet që kandidatët për mësim të Hifzit para Komisionit 15 ditë vazhdimisht përmendësh të recitojnë nga dy Xhuze dhe në këtë mënyrë marrin titullin Hafiz, ose personi që e di përmendësh tërë Kur'anin.
Shpend Fidani ka lindur në vitin 1985 në Sarajevë, ku pas mbarimit të medresesë Karaxhoz-beg në Mostar, kreu Fakultetin e Studimeve Islame (FIN) në Sarajevë. Nga viti 2011 është imam, hatib dhe mualim në xhematin e Lubjanës në Slloveni.
Siç thuhet në faqen zyrtare të Bashkësisë Islame në Slloveni, Hafiz Fidani duanë e hafizllëkut së shpejti do ta bëjë në xhematin e tij në Lubjanë.
Shpendi është i martuar me Sumejën, e cila gjithashtu përfundoi FSHI në Sarajevë, me të cilën ka një fëmijë. Në Slloveni jetojnë rreth 80.000 myslimanë, apo rreth katër për qind e popullsisë së përgjithshme.