Fëmijët në Gaza kërkojnë rroba për dimër nën rrënojat e qytetit

Fëmijët në Gaza, të cilët pas sulmeve të fundit kanë mbetur pa asgjë, nën rrënojat e qytetit përpiqën të gjejnë veshmbathjet e nevojshme për ditët e dimrit që vijnë, raporton Anadolu Agency (AA).

Palestinezët të cilët kanë mbetur pa çati mbi kokë, në një mënyrë kanë arritur të mbijetojnë gjatë verës, por me frikë të madhe po presin ditët e dimrit.

Banorët e Sujaijet në Gaza, kanë treguar për AA se si i kanë përjetuar sulmet izraelite, duke shtuar se si shumica e sendeve personale iu kanë mbetur nën rrënoja.

Palestinezi Refat en-Nejjar (45), i cili gjatë sulmeve të Izraelit ka mbetur pa shtëpi, theksoi se më së shumti i frikësohet dimrit për shkak të familjës.

"Jemi 11 veta në familje. Por për pesë fëmijët e mi ende nuk kam gjetur veshmbathje të nevojshme. Frikësohem se ky dimër do të jetë shumë i rëndë. Këtë vit nuk kemi pajisje ngrohjeje, rreth të cilit do grumbulloheshim dhe do të ngroheshim", thotë palestinezi.

Ai tregoi se dy fëmijët e tij shkojnë çdo ditë në shtëpitë e rrënuara duke kërkuar rroba dhe këpucë të përshtatshme për dimër.

Vajza e tij Iman (6), thotë se do të dëshironte të gjejë çizme dhe xhup para se të fillojë të bie bora.

I biri i tij Muhammed Hassan (11), po ashtu theksoi se do të dëshironte të gjejë rroba të përshtatshme dhe të ngrohta para se të fillojë dimri.

Në sulmet izraelite, të cilat kanë zgjatur 51 ditë, janë vrarë 2.158 persona, ndërsa mbi 11 mijëpersona janë plagosur.

Gjatë sulmeve janë shkatërruar plotësisht 17.200 shtëpi, 73 xhami, 24 shkolla dhe me mijëra objekte të tjera janë dëmtuar.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat