Në Parlamentin e Serbisë, pengohet boshnjaku që e flet të vërtetën (Videon)

Deputeti i Partisë së Veprimit Demokratik (SDA), Enis Imamovic, në Parlamentin e Serbisë foli për politikat antiboshnjake të serbëve.

Ai përmend vrasjet dhe dhunën që nuk zgjidhet. Keqbërësit që nuk ndëshkohen. Ndërsa, nuk harron edhe kërcënimet e çetnikëve, “qenve të luftës”, të mercenarëve prorusë në Ukrainë, që po ia bëjnë Sanxhakut, transmeton Telegrafi.

Ndër të tjera ai përmend edhe fashizmin serb, në Vojvodinën shumetnike , me sulmet ndaj pronës dhe jetëve të shqiptarëve.

Ndërkaq, përderisa deputetët serbë bëjnë zhurmë, kryetari i Kuvendit i thotë se me fjalimin e tij po irriton shumicën e deputetëve, pra serbët!

[youtube height="400" width="100%" align="none"]http://www.youtube.com/watch?v=rSTVMJFcv7A[/youtube]


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat