Tensione në Jerusalem pas faljes së xhumasë

Arrestohen 3 palestinezë gjatë incidenteve të shkaktuara nga Izraeli i cili nuk ka lejuar myslimanët nën 40 vjeç të hyjnë në Xhaminë Aksa, raporton Anadolu Agency (AA).

Palestinezët të cilët kanë falur namazin e xhumasë kanë reaguar ndaj qëndrimit të ushtarëve izraelitë. Disa palestinezë pas faljes së namazit të Xhumasë iu janë kundër-përgjigjur me gurë dhe fishekzjarre ushtarëve izraelitë të cilët kanë rrethuar lagjen Vadi el-Xhevz.

Protestuesit palestinezë u shpërndanë pas ndërhyrjes së forcave izraelite me "Tankerë" të mbushur me lëndë foseptikë dhe policët me kuaj të shoqëruar nga snajperët. Zëdhënësi i Departamentit të Policisë Micky Rosenfeld në një deklaratë për AA tha se "në ngjarjet e ndodhura janë arrestuar 3 palestinezë”. Arrestimet janë kryer nga policët civilë izraelitë të cilët ishin mes protestuesve palestinezë.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat