Negociatat për armëpushimin mes Izraelit dhe Palestinës rifillojnë të hënën në Egjipt

Negociatat e zhvilluara indirekte ndërmjet Izraelit dhe grupeve palestineze sipas planit do të fillojnë ditën e hënë në kryeqytetin egjiptian në Kajro, raporton Anadolu Agency (AA).

Një anëtar i delegacionit palestinez pjesëmarrës në negociatat indirekte të armëpushimit Kays Abdulkerim, tha në një deklaratë për AA se:"Miratimi përfundimtar erdhi për negociatat, pavarësisht nga ngjarjet e dhimbshme në Egjipt nuk do të bëhet asnjë ndryshim në datën e negociatave. Negociatat do të fillojnë ditën e hënë më 27 tetor.

Në anën tjetër një nga drejtuesit e Hamas, Ismail Ridvan theksoi se sulmi që ndodhi dje në Sinan Veriore të Egjiptit nuk do të ndikojë në negociatat indirekte me Izraelin që janë planifikuar të fillojnë ditën e hënë në Kajro.

Grupet negociatore të Izraelit dhe Palestinës kanë konfirmuar zhvillimin e negociatave indirekte ditën e hënë më 27 tetor nëse nuk do të ndodhë ndonjë problem, por janë shprehur se pritet miratimi final në lidhje me datën.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat