Po diskutohet mundësia që nga viti i ardhshëm të anulohen ekskursionet në Shqipëri për nxënësit kosovarë. Njohës të arsimit konsiderojnë se këto ekskursione kanë marrë karakter shfrenimi si pasojë e abuzimit me narkotik dhe alkool.
Gjilani ka nisur një procedurë për anulimin e ekskursioneve duke marrë parasysh se një maturant i kësaj komune humbi jetën këtë vit në Durrës.
Edhe në Prishtinë viteve të fundit ekskursionet kanë rezultuar me gjetje tek nxënësit edhe deri në 3.5 kg drogë gjatë udhëtimit në ekskursion në Shqipëri.
Në gjimnazin "Sami Frashëri" e pranojnë se kanë zënë nxënës me substanca narkotike por thonë se duhet angazhim i të gjithëve për zhdukjen e kësaj dukurie.
Ekspert të arsimit dhe prind thonë se më mirë të mos organizohen fare ekskursionet sesa të shfrytëzohen për ndeja dhe muzikë dhe jo për çështje edukative./RTV21/