Pakicat kombëtare në Serbi sot votojnë Këshillin Kombëtar

Në Serbi sot mbahen zgjedhjet për këshillat e pakicave kombëtare. Në zgjedhjet, të cilat në përputhje me rregullat ligjore mbahen për herë të pare,17 pjesëtarët e komuniteteve pakicë do të zgjedhin këshillat e tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në garën zgjedhore marrin pjesë gjithsej 82 lista zgjedhore: 10 kanë romët, bunjevcët 9, rumunët 8, rusinët 7 lista. Hungarezët, gjermanët, ashkalitë, bullgarët dhe vllasë kanë nga 4 lista zgjedhore, ndërsa shqiptarët, grekët, sllovakët dhe ukrainasit nga 5, egjiptianët 3, çekët dhe boshnjakët me nga 2 lista. Maqedonasit, malazezët dhe kroatët në Serbi në mënyrë elektronike do ti zgjedhin këshillat e tyre.

Në mbarë Serbinë pjesëtarët e komuniteteve me pakicë do të mund të votojnë në 881 vendvotime. Qendrat e votimit janë hapur në ora 7:00 dhe do të mbyllën në ora 20:00, ndërsa për herë të parë do të mbikëqyren nga Komisioni Zgjedhor Republikan (RIK) i Serbisë.

Sipas Komisionit Zgjedhor Republikan të Serbisë numri përfundimtar i votuesve në zgjedhjet e drejtpërdrejta për anëtarë të këshillave të pakicave kombëtare është 456.444. Në zgjedhjet e drejtpërdrejta janë më së shumti hungarez me të drejtë vote, gjithsej 137.111, pasojnë boshnjakët me 99.259, 61,755 romë kanë mundësi të votojnë, 35.395 shqiptarë, 31.196 sllovak, 27.763 vllahë, rumunët me 17.875 të regjistruar, bullgarë, 14.908. Numri i anëtarëve të tjerë minoritarë që do të mund të votojnë është më i vogël se dhjetë mijë.

Komunitetet Kombëtare në Serbi në vitin 2003, pas miratimit të ligjit për pakicat kombëtare dhe të drejtat e tyre, filluan të formojnë këshillat kombëtarë që përfaqësojnë organet përfaqësuese të komuniteteve pakicë në fushat e përdorimit zyrtar të gjuhës dhe shkrimit, arsimit, kulturës dhe informimit.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat