Netanjahu miraton ndërtimin e 1060 banesave të reja hebreje në Jeruzalemin Lindor

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka miratuar ndërtimin e 1.060 njësive të reja të banimit në Jeruzalemin Lindor, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve të radios izraelite Netanjahu ka miratuar ndërtimin e 660 shtëpive të raja në Jeruzalemin Lindor në lagjen Ramat Shlomo dhe 400 në Har Homa të malit Ebu Guneym.

Dje në mbrëmje në kanalin televiziv 2 TV Netanyahu së bashku me Ministrin e Ekonomisë dhe liderin e Partisë “Shtëpia Hebre”, Naftali Bennett ka njoftuar marrëveshjen për ndërtimin e 2 mijë ndërtesave të reja në vend-banimet me shumicë palestineze.

Çështja e vendbanimeve hebreje qëndron si çështja më problematike në negociatat për paqe mes Palestinës dhe Izraelit.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat