Hoxhë Mazllam Mazllami është liruar sot nga qendra e paraburgimit për të pritur procesin gjyqësor në arrest shtëpiak, njofton Radio Pendimi.
Ai rreth orës 16:00 ka arritur në shtëpinë e tij dhe është në mesin e familjarëve ku nuk po mungon gëzimi për lirimin e tij. Ai është mirë me shëndet.
Po ashtu, sipas informacioneve që ka Radio Pendimi, janë liruar edhe hoxhallarët Ebu Beker (Leonard) Ruli dhe hoxhë Eroll Nesimi. Familjarët e këtij të fundit për Radio Pendimin kanë konfirmuar lajmin për lirimin e tij.
Deri më tani nga paraburgimi, në rastin e imamëve të arrestuar, janë liruar: Enis Rama, Ekrem Avdiu, Enes Goga, Shefqet Krasniqi, Dardan Gjuka, Idriz Bilibani./Shembulli/