Është liruar nga paraburgimi kreu i LISBA-s, Fuad Ramiqi, të ciliti i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.
Lajmin për lirimin e Ramiqit e ka bërë të ditur Noli Zhitia, anëtar I kryesisë së LISBA-s.
"Lirohet Fuad Ramiqi, Allahu Ekber", ka shkruar Noli Zhita.
Për lirimin e Ramiqit ka njoftuar edhe LISBA përmes një njoftimi të shkurtër dërguar mediave, ku thuhet se "Është liruar Erdogani i Kosovës Fuad Ramiqi".
Lajmin e ka konfirmuar për Express edhe Arbër Jashari, zëdhënës në Gjykatën e Apelit.
"Fuad Ramiqi dhe pesë persona të tjerë janë liruar nga paraburgimi, por ndaj tij (Ramiqit) dhe të tjerëve është shqiptuar masa e arrestit shtëpiak", ka thënë Jashari, zëdhënës në Gjykatën e Apelit./Telegrafi/