Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e të Medvegjes kanë zgjedhur Këshillin Nacional, në krye të të cilit do të jetë Jonuz Musliu.
Siç raportohet, në bazë të marrëveshjes, ai ka dalë fitues në dy koalicione zgjedhore, që përfshinin pesë parti politike, nga gjashtë. Atij ia dhanë votën 61 për qind e votuesve.
Ai aktualisht është kryetar i Kuvendit Komunal në Bujanoc dhe kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik.
Musliu sipas rezultateve momentale, nga 15 anëtarë do të ketë 9, kurse PVD-UDSH do të ketë 6 antarë në KNSH. /presheva.com/