Gratë myslimane në Belgjikë kundërshtojnë përjashtimet sociale për shkak të praktikimit të fesë së tyre, raporton Anadolu Agency (AA).
Hind është një grua 31-vjeçare marokene që jeton në Bruksel, e pa punë. Ajo gjithashtu është një myslimane me veshje islame - nikab, hixhab që mbulon fytyrën.
"Unë jam duke kërkuar punë ... dhe këtu në Belgjikë ka një ligj të ri që nuk mund të punojmë me vellon tonë", tha Hind, e cila nuk e bëri të ditur mbiemrin e saj. "Ne duhet ta heqim atë për të punuar", shtoi ajo.
Ligji për ndalimin e kësaj veshje fetare, hyri në fuqi në Belgjikë në vitin 2011. Gratë e mbuluara kundërshtuan ligjin, i cili ndalon veshje fetare tradicionale në vende të tilla si parqet dhe në rrugë.