Fuad Ramiqi planifikon ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Një ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit sipas të cilit Fuad Ramiqi është liruar nga paraburgimi dhe kjo masë është zëvendësuar me arrest shtëpiak, ai përmes mbrojtjes së tij paralajmëron mundësinë që rastin e tij ta dërgoj në Gjykatën Kushtetuese.

Mbrojtja e Ramiqit, avokati Skënder Musa ka thënë për Zëri se klienti i tij dyshohet për veprën penale të thirrjes për rezistencë dhe atë vetëm për shkak të një deklarate të dhënë në televizion ku mes të tjerash ka thënë se nuk do të rrinë duarkryq pas arrestimit të 40 personave si të dyshuar për terrorizëm.

Avokati Musa ka thënë se së bashku me klientin e tij, janë duke e shqyrtuar mundësinë që rastin ta dërgojnë në Kushtetuese në mënyrë që kjo e fundit ta interpretoj nenin e Kushtetutës i cili ka të bëjë me lirinë e shprehjes./zëri/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat