Qeveria palestineze e pajtimit, ka njoftuar se për riparimin e ndërtesave në Gaza ka nënshkruar një marrëveshje me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), raporton Anadolu Agency (AA).
Kryeministri palestinez, Rami el-Hamdallah në një deklaratë ka njoftuar marrëveshjen e bërë me UNDP në vlerën 10 milionë dollarë për riparimin e një mijë ndërtesa në Gaza. Në njoftim thuhet se riparimi do të financohet nga Fondi Monetar Arab dhe Banka Arabe për Zhvillim Ekonomik në Afrikë (BADEA).
Hamdallah në një konferencë për shtyp ka deklaruar se marrëveshja e nënshkruar me UNDP ka qenë e planifikuar që para sulmeve izraelite, sepse këto ndërtesa edhe më parë kanë pasur nevojë për riparime. Hamdallah gjithashtu theksoi se për rindërtimin e Gazës edhe 1 dollarë nuk ka ardhur si ndihmë, ku edhe ndihma e dhënë në konferencën e zhvilluar në kryeqytetin e Egjiptit në Kajro nuk ka ardhur akoma sipas Hamdallah.