Dr. Selman El-Aude konfirmon arrestimin e dr. Muhamed El-Arifit

Dr. Selman El-Aude e ka konfirmuar lajmin që është duke qarkulluar nëpër mediet lokale të Arabisë Saudite se thirrësi i njohur islam dr. Muhamed El-Arifi është arrestuar nga autoritet saudite dhe aktualisht po mbahet në paraburgim, për shkak të cicërimave që i ka bërë lidhur me parregullsitë e trenit të haxhinjve në Meke.

Dr. Selman El-Aude, i cili është zëvendësdrejtor i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, shkroi të hënën në profilin e tij në twitter: "Allahu ynë, liroje atë sa më shpejt dhe ktheje te familja dhe të dashurit e tij! Bëje këtë sprovë që e ka goditur ngritje dhe shpërblim për të! Falënderimi i takon Allahut në çdo gjendje."

Cicërimat për të cilat u arrestua dr. Muhamed El-Arifi janë këto:

"Treni i haxhinjve këtë vit më keq sesa vitin e kaluar: ankesat e haxhinjve janë shtuar, parregullsi në orar, ndalje e shpeshtë pa ndonjë arsye, neglizhim për renditjen e turmave, mosfunksionim i ashensorëve dhe i shkallëve elektrike."/Shembulli/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat