Izraeli ka mbyllur tërësisht xhaminë al-Aksa

Autoritetet izraelite kanë mbyllur xhaminë al-Aksa në Jerusalemin Lindor, pas një sulmi ndaj një rabini hebre, raporton Anadolu Agency (AA).

"Autoritetet izraelite sot në mëngjes e mbyllën tërësisht Xhaminë al-Aksa", tha për AA Azzam al-Khatib, president i Departamentit të Vakëfit Islam në Jerusalemin Lindor. Ky është rasti i parë i mbylljes së xhamisë që nga viti 1967, kur Izraeli pushtoi Jerusalemin Lindor. "Momentalisht ne po negociojmë për të rihapur xhaminë për besimtarët myslimanë", tha al-Khatib.

Izraeli e mbylli xhaminë menjëherë pasi u sulmua rabini hebre, Yehuda Glick, të mërkurën nga palestinezët në Jerusalem. Policia izraelite sot vrau një palestinez, për të cilin dyshohej se ishte pjesëmarrës në sulmin ndaj rabinit. Policia izraelite konfirmoi vrasjen e ish të  burgosurit palestinezë, Moataz Hegazija, i cili i rezistoi policinë gjatë arrestimit. 
Burimet lokale palestinezë konfirmojnë se Hegazi u vra dhe tre të tjerë u plagosën, gjatë një shkëmbim zjarri me policinë izraelite.

Rabini Glick është i njohur edhe si lider i grupit të hebrenjve, të cilët u përpoqën të hyjnë në kompleksin e xhamisë al-Aksa të mërkurën. Kur është fjala për al-Aksa, policia izraelite kishte vendosur kufizime ndaj besimtarëve palestinezë, ku nuk lejohej hyrja në xhami e atyre personave nën moshën 50 vjeç.

Gjatë muajve të fundit në kompleksin në fjalë, ka pasur një numër të madh të ndërhyrjes së dhunshme të kolonëve hebrenj të cilët shpesh janë shoqëruar nga policia izraelite. 
Për myslimanët, al-Aksa përfaqëson vendin e tretë më të rëndësishëm, ndërkohë që hebrenjtë besojnë se në këtë vend dikur kanë ekzistuar dy tempuj hebraik.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat