Policia e Kosovës demanton lajmin se planifikohej sulm ndaj KFOR-it

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Beki Kelani, e ka demantuar lajmin për të cilin kanë raportuar disa media, se qytetarë të Kosovës kanë tentuar që ta sulmojnë ndonjërën nga bazat e KFOR-it në Kosovë.

“Policia e Kosovës nuk ka asnjë informacion të besueshëm për ndonjë kërcënim të mundshëm, ndaj ndonjërës prej bazave të KFOR-it”, tha Kelani për Telegrafi.

Ndryshe, sot është raportuar në media se një grup prej së paku tre kosovarëve nga regjioni i Mitrovicës është arrestuar ditë më parë nga Policia e Kosovës, meqë dyshohet se ata kanë planifikuar një sulm ndaj një baze të KFOR’it në Kosovë. /Telegrafi/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat