Pasi Xhamia Al-Aksa në Jerusalem u mbyll plotësisht për herë të parë që nga viti 1967, imami Omer el-Kisvanij me rojet e sigurisë kreu faljen e mëngjesit dhe aktivizoi altoparlantin në mënyrë që besimtarët të mund ta dëgjojnë jashtë xhamisë dhe të kryejnë namazin, raporton Anadolu Agency (AA).
Xhamia e Al-Aksas është e mbyllur tërësisht për herë të parë që nga viti 1967, tha kryetari drejtorisë i Vakëfit Islam, Azzam al-Khatib. "Administrata izraelite sot në mëngjes ka mbyllur xhaminë Al-Aksa. Ky është rasti i parë i tillë që nga viti 1967," tha Khatib, duke shtuar se administrata është duke punuar për të rihapur xhaminë për të gjithë myslimanët.
Gazetari i AA ka kontaktuar me imamin e Al-Aksas, Umer el-Kisvanij, i cili pavarësisht nga vendimi Izraelit për ta mbyllur xhaminë, ai erdhi në vendin e punës. "Kur erdha këtë mëngjes në Al-Aksa, kudo ishte plot me ushtarë izraelitë. Ata nuk lejonin hyrjen e besimtarëve të cilët erdhën për të bërë lutjen e mëngjesit. Unë hyra, sepse kjo është puna ime. Ezani i Sabahut u thirr në kohë, por ne kemi pritur dhjetë minuta me shpresë se policia do të lejoj xhematin për të hyrë. Kur e kuptuam se nuk do të lejojnë askënd të hyjnë në xhami, unë së bashku me shtatë rojet e sigurisë që punojnë në al-Aksa, kryem lutjen e mëngjesit, me shpresën se besimtarët të cilët ishin jashtë derës do ta falin namazin me ne, aktivizova altoparlantin" me dëshpërim tha Kisvani duke shtuar se, më pasi kishte mësuar se besimtarët faljen e mëngjesit e kryer në rrugë, përpara xhamisë.
Kisvani vuri në dukje se diçka e tillë ndodh për herë të parë që nga viti 1967, dhe se ky veprim i Izraelit është shumë i rrezikshëm. Ai thekson se policia izraelite, në qoftë se ata duan paqe, duhet të parandalojnë dhunën e kolonëve hebrenj. Në Jerusalemin Lindorë dje kishte ndodhur një sulm i armatosur ndaj rabinit hebre Glick i cili është kryetar i organizatës së ekstremit të djathtë. Autoritetet izraelite thanë se Xhamia Al-Aksa do të mbyllet për të gjithë vizitorët, si për besimtarët, ashtu edhe për turistët.