Disa izraelitë iniciojnë peticion që Spanja të njohë Palestinën

Disa izraelitë përmes internetit kanë iniciuar një peticion në të cilin kërkohet që Spanja ta pranojë shtetin e Palestinës, siç ka bëri Suedia, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç shkruan "Jerusalem Post" në peticion i bëhet thirrje parlamentit të Spanjës që të pranojë shtetin e pavarur të Palestinës në nëntor të këtij viti, kur edhe pritet votimi jo-detyrues mbi shtetësinë e Palestinës. Edhe pse peticioni sapo ka nisur, deri tani disa qindra izraelitë e kanë mbështetur idenë.

Megjithatë, në Spanjë ekzistojnë edhe pjesa tjetër që kundërshton një ide të tillë dhe në mesin e tyre është kryeministri spanjoll Jose Maria Aznar i cili gjatë kësaj jave publikoi një artikull në të cilin autori kundërshton nismat parlamentare për mbështetjen e shtetit të Palestinës.

Ndërkohë e sapo-emëruara ministrja e Jashtme e Suedisë, Margot Wallstrom, dje ka bërë të ditur se vendi i saj e ka njohur Palestinën si shtet të pavarur. Suedia është vendi i 135-të në botë dhe njëkohësisht vendi i parë i BE-së që e ka njohur pavarësinë e Palestinës.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat