Këshilli i Sigurimit fshinë “Al-Haramain” nga lista e saj e sanksioneve për “Al-Qaida”

Më 28 tetor 2014, Komiteti i Këshillit të Sigurimit në përputhje me rezolutat 1267 e miratuar në vitin 1999 dhe 1989 e miratuar më 2011, që ka të bëj me Al-Qaida dhe lidhet me individë dhe etnitete, ka hequr emrin e fondacionit ‘Al-Haramain’ nga lista e sanksioneve kundër Al Qaida, pas përfundimit të shqyrtimit të kërkesave për fshirjen e këtij emri, e cila është dorëzuar përmes Zyrës së Ombudspersonit, (Avokatit të popullit) e themeluar në përputhje me rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1904 e miratuar më 2009 dhe pasi ka shqyrtuar Raportin Gjithëpërfshirës të Avokatit të Popullit për këtë fshirje nga lista.

Për këtë arsye, ngrirja e aseteve, ndalesa e udhëtimit dhe embargoja e armëve të parapara në paragrafin 1 të rezolutës së Këshillit të Sigurimit 2161 e miratuar më 2014, nuk vlejnë më për fondacionin në fjalë.

Në Kosovë gjatë muajit të kaluar janë mbyllur nga institucionet shtetërore mbi 15 OJQ për të cilat thuhet se kanë pasur bashkëpunim me fondacionin “Al Haramain”, i cili fondacion kishte vepruar në vendin tonë prej vitit 1999 deri në vitin 2005./zëri/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat