Kompleksi i xhamisë Al-Aksa në Jerusalem këtë mëngjes u rihap për besimtarët mbi 50 vjeç dhe turistët, raporton Anadolu Agency (AA).
Myslimanët mbi 50 vjeç, kanë kryer namazin e xhumasë, lutjen e rregullt myslimane të së premtes, në Al-Aksa, ndërsa të tjerët këtë lutje e kryen në rrugët përreth.
Masat izraelite, ishin imponuar më parë edhe sot nxitën pakënaqësinë e palestinezëve, që shkaktoi një konflikt të vogël. Palestinezët pas namazit të xhumasë, diskutuan rreth masave ndaluese nga autoritetet izraelite për Al-Aksan, ku nuk mund të hyjnë myslimanët nën moshën 50 vjeç.
Pas ndërhyrjes së forcave të sigurisë izraelite, palestinezët e mbledhur hodhën gurë dhe mjete piroteknike, pas së cilës ata u larguan nëpër rrugët përreth.
Pas sulmit të armatosur ndaj një qytetari amerikan, udhëheqësit ekstrem të krahut të djathtë të Fondacioni hebre për ruajtjen e tempullit të malit (HaLiba) rabini Yehuda Joshua Glick në Jerusalem dy ditë më parë, qeveria izraelite dje njoftoi se Al-Aqka është e mbyllur deri në një njoftim të mëtejshëm si për besimtarët ashtu edhe për turistët.
Kjo është hera e parë që nga viti 1967, kur ishte mbyllur Al-Aska edhe për besimtarët dhe turistët. Megjithatë, autoritetet izraelite këtë mëngjes hoqën ndalimin dhe hyrja lejohet vetëm për personat më të vjetër se 50 vjeç. Nga ana tjetër, në Gaza sot u mbajtën protesta në mbështetje të Al-Aksas dhe Jerusalemit. Protestat u filluan pas namazit të xhumasë, ku morën pjesë qindra njerëz.