Nënkryetari i parlamentit izraelit (Knesset), ka hyrë në oborrin e Xhamisë Al-Aksa, duke shkaktuar në këtë mënyrë tensione të reja, raporton Anadolu Agency (AA).
Drejtor i kompleksit të Xhamisë Al-Aksa, Omer Al-Kisvani, tha për AA se nën mbrojtjen e policisë, në oborr hyri zëvendëskryetar i Knesset, Moshe Feiglin dhe nëntë kolon izraelite.
Sipas Kisvanit, myslimanet në Xhaminë Al-Aksa, me thirrje të tekbireve protestuan për hyrjen e Feiglinit dhe kolonëve izraelitë në oborrin e xhamisë. Policia izraelite ka rritur masat e sigurisë në hyrje të oborrit, ndërsa hyrja lejohej vetëm për personat më të vjetër se 50 vjeç. Gratë u lejuan të hyjnë me letërnjoftim.
Kujtojmë, se tensionet në Jerusalem zgjasin që nga sulmi i armatosur ndaj një shtetasi amerikan, lideri i ekstremit të djathtë i Fondacionit hebre për ruajtjen e tempullit të malit (halib), rabini Yehuda Joshua Glick në Jerusalem. Policia izraelite pas kësaj shpalli se Al-Aksa mbyllet deri në një njoftim të mëtejshëm, si për besimtarët ashtu edhe për turistët. Kjo, që nga viti 1967, është hera e parë e mbylljes së Al-Aksas për besimtarët dhe turistët. Megjithatë, autoritetet izraelite më vonë hoqën ndalimin dhe tani lejohet hyrja vetëm për personat më të vjetër se 50 vjeç.