Orët e mëngjesit të së mërkurës në Jerusalem janë shënuar me përleshje ndërmjet forcave izraelite të sigurisë dhe protestuesve pasi që forcat izraelite kanë hyrë me çizme brenda xhamisë Al-Aksa. Incidenti i dytë ka ndodhur në Jerusalemin Lindor ku një palestinez u nis me automjet në drejtim të këmbësorëve izraelitë. Deri tani në këto dy sulme një person ka vdekur, ndërsa 41 janë plagosur, raporton Anadolu Agency.
Hyrja e hebrenjve në Al-Aksa ka shkaktuar reagime të rrepta të myslimanëve, si atyre që protestuan në xhami ashtu edhe të atyre që ishin të tubuar në rrugët përreth. Policia kundër protestuesve ka përdorur plumba gome, bomba tymi dhe bomba zhurmuese. Pasi protestuesit hynë në brendësi të xhamisë, disa policë kanë hyrë me çizme brenda xhamisë duke përdhosur edhe vendet e veçanta në të. Pas ndërhyrjes së policisë janë parë edhe shumë kopje të shpërndara të librit të shenjtë mysliman rreth xhamisë.
Trazirat nuk ishin të kufizuara vetëm në brendësi të e xhamisë. Protestuesit janë mbledhur edhe në rrugët përreth, kur erdhi deri te konflikti me pjesëtarët e policisë. Edhe në këtë rast policia izraelite ka përdorur plumba gume, bomba tymi dhe zhurmuese.
Në trazirat janë plagosur 27 njerëz, në mesin e tyre edhe gazetari i AA Turgut Alp Boyraz kamera e të cilit është shkatërruar dhe kameramani i TRT-së.
Xhamia e Al-Aksa është vendi i tretë për nga rëndësia për myslimanët. Myslimanët e parë në kohën kur Profeti Muhammed (a.s) ishte gjallë, me rastin e faljes së namazit kanë kthyer fytyrat e veta në drejtim të Al-aksas, prandaj kjo është është arsyeja pse kjo xhami është e njohur si kibla e parë e myslimanëve.
- Incidentet në Jerusalemin Lindor -
Trazirat në Jerusalem akoma nuk kanë përfunduar kur në Jerusalemin Lindor ka ardhur deri de incidenti i ri. Sipas burimeve të policisë një palestinez ka drejtuar veturën e vetë në drejtim të izraelitëve, ku janë plagosur 14 persona. Ushtarët izraelitë në vendin e ngjarjes e kanë qëlluar shoferin i cili ndërroi jetë menjëherë.