Koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në 24 orët e fundit ka bombarduar dy depo municionesh të Frontit Al-Nusra. Përveç kësaj janë sulmuar edhe disa objektiva të tjera dhe nga të dyja sulme ka patur të lënduar dhe të vdekur, në mesin e të cilëve janë katër fëmijë, raporton Anadolu Agency.
Komiteti Lokal i Sirisë (LCC), njoftoi se sulmi ndaj depos së municioneve të Frontit Al-Nusra kishte ndodhur në qytetin Harm në afërsi të Idlibit. Aktivisti lokal Ebu Latif theksoi se në këto shpërthime janë plagosur shumë njerëz, ndërsa katër fëmijë u vranë. Përveç kësaj janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale në objektet pranë. Siç tha Ebu Latif, nga rrënojat, me ndihmën e makinave, janë tërhequr të plagosurit dhe të vrarë.
Sulmi tjetër është kryer në objektivë në afërsi të kalimit kufitar Bab Hava. Ebu Latif tregoi se koalicioni ndërkombëtar ka bombarduar edhe objektivat e organizatës Brigada Ahrari Sham në fshatin Buskaya, po ashtu në afërsi të Idlibit. Përveç kësaj, ai tha se sulmet ajrore janë kryer edhe në qytezat Sarmede, Baka, Kefr Direyn dhe Kafr Tahrim të cilët gjenden në afërsi të Idlibit.
Ebu Latif nuk kishte të dhëna nëse ka pasur të lënduar apo të vrarë na këto sulme, por tha se sulmi më i fuqishëm ishte ai ndaj Frontit Nursa në Harm. Zëdhënësi Frontit Al- Nusra, Mustafa Sultan, njoftoi se nga sulmet e forcave të koalicionit në pozicionet e tyre në rajonin e Idlib ka të vrarë dhe të plagosur. Forcat e koalicionit edhe më herët kanë sulmuar pozicionet e kësaj organizate në zonën e Idlibit dhe Aleppos.