Aktivistët palestinezë me rastin e përvjetorit të rënies së Murit të Berlinit në mënyrë simbolike kanë çarë murin ndarës në Jeruzalem, raporton Anadolu Agency (AA).
Aktivistët e Komiteteve të Rezistencës të cilët janë kundër murit ndarës dhe klonëve hebrenjë në mënyrë simbolike kanë çarë murin ndarës në Beit Nabala dhe kanë ngritur flamurin palestinez.
Një prej aktivistëve palestinezë që ka hapur vrimën në mur, tha se veprimi ishte demonstrim me rastin e përvjetorit të rënies së Murit të Berlinit.
Një aktivist që nuk jep identitetin e tij tha se "kjo e çarë, është fillimi i fundit i murit të ndarjes që ndan në interesat e koloneve izraelite tokat palestineze. Ky mur është një shprehje e ndarjes raciste në epokën moderne".
Izraeli, për arsye sigurie filloi të ndërtojë në vitin 2002 murin e ndarjes mes Bregut Perëndimor dhe Izraelit.