Një numër i madh policësh do të kujdeset për të siguruar vizitën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Preshevë, i cili në ditën e dytë të kësaj vizite historike në Serbi do të vizitojë edhe këtë qytet në jug të vendit, të banuar kryesisht nga popullsia shqiptare, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas korrespondentit të Anadolu Agency (AA) nga Presheva, në qytet janë vendosur billbordet e mëdha me imazhin e kryeministrit dhe me mesazhe "mirë se vjen Kryeministër".
Në vizitën e sotme historike në Luginën e Preshevës Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të takohet ne këshilltarët e kuvendit të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegja, Anëtarët e keshillit, preshev-bujanoc dhe liderët politik, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga gazetari i AA në Preshevë Komuna e Preshevës do t'i ndajë Ramës titullin “qytetar nderi” me motivacionin e vizitës historike të një kryeministri shqiptar pas 68 viteve.
Pas këtij momenti Rama do të takohet me liderët e Luginës dhe kabinetin e Kryetarit të Komunës së Preshevës.