Xhamia në fshatin palestinez, El-Mugir, në Bregun Perëndimor është djegur të mërkurën në mëngjes, ndërsa nëpër muret e xhamisë janë shfaqur mesazhe urrejtjeje ndaj arabëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Besimtarët myslimanë konstatuan këtë ngjarje kur u nisën në faljen e namazit të mëngjesit (sabahut). Kati i parë dhe hyrja e xhamisë është djegur, ndërsa pas rishikimit të shkurtër besimtarët kanë vërejtur se flakët kanë arritur deri në katin e dytë duke shkaktuar dëme materiale. Në muret e xhamisë janë të shkruar mesazhet e urrejtjes ndaj arabëve.
Dëshmitarët pohojnë se pas këtij incidenti qëndrojnë kolonët radikal hebrenj. Megjithatë, ende nuk ka informacione zyrtare lidhur me sulmin ndaj xhamisë në Bregun Perëndimor.
Kolonët radikale hebrenj herë pas here shqetësojnë popullin palestinez, sidomos në zonat ku janë ndërtuar në mënyrë të paligjshme vendbanimeve hebraike. Palestinezët ankohen gjithashtu se hebrenjtë herë pas here gjuajnë me gurë automjetet e tyre.
Në trazirat e javës së kaluar në Jerusalem, trupat e ushtrisë izraelite kanë hyrë në Al-Aksa, pastaj në çizme hynë edhe në brendësi të xhamisë, gjë e cila është kundër traditës myslimane. Që atëherë, dhuna në Jerusalem, Jerusalemin Lindor, Ramallah dhe vende tjera nuk ka të ndalur.