Regjimi sirian, detyron migrimin e popullatës civile në rajon me sulmet intensive ajrore të ndërmarra në Halep (Aleppo), raporton Anadolu Agency (AA).
Për shkak të luftës civile është shkatërruar infrastruktura e Halepit i cili është kthyer në gërmadhë, ku pjesa më e madhe e shtëpive janë bërë të papërdorshme. Në shumë rajone të qytetit nuk ka energji elektrike dhe për shkak të shqetësimevemjetet nuk mund të lëvizin me drita ndezur.
Gjithashtu është vështirësuar dërgimi i ndihmave humanitare në rajonet që janë nën kontrollin e opozitarëve për shkak të marrjes nën kontroll pikën e vetme të daljes në rajonin e Handarat nga forcat e regjimit të cilët mendohet se kanë mbështetje nga Hizbulla dhe forcat milice të ardhura nga Irani dhe Iraku.
- Probabiliteti i valës së re të migrimit
Rrethimi i qytetit nga forcat e regjimit nga të tria anët e rrit probalitetin e valës së re të migrimit. Konfliktet mes forcave të regjimit dhe opozitarëve të armatosur në Handarat shkakton që populli të përballet me vështirësi të mëdha.
Semir Ebu Luej, një nga ish-banorët e rajonit të Halepit (Aleppo) tha për gazetarin e AA se ata ndodhen në një situatë të vështirë për shkak të kalimit nën kontrollin e regjimit të një pjese të Handaratit.
Ebu Luej duke theksuar se forcat e regjimit të Damaskut kanë rrethuar rajonin tha se: "Forcat e regjimit në një anë sulmojnë forcat opozitare në Halep me bomba fuçi dhe në anën tjetër përpiqet të mbajë nën kontroll me forcat e huaja milice në rajonin e Handarait. Regjimi kërkon të zbrazë Halepin duke sulmuar me bomba fuçi.
Luey, duke treguar se pavarësisht nga bombardimet civilët nuk largohen nga shtëpitë e tyre tha se: "Populli ka frikë ndaj përsëritjes së sulmeve me bombë fuçi nga helikopterët e ushtrisë të cilët më parë kanë bombarduar më parë lagjet si Mujesir, Mesekin Hananu, Kadi Askeri, Salahaddin, Bejanun dhe shumë rajone të tjera ku ka detyruar popullatën të migrojë.