Në Gaza dje u mbajtën protesta kundër provokimeve të fundit izraelite dhe shkeljeve të drejtave të muslimanëve në kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Jerusalem, raporton Anadolu Agency (AA).
Në organizim të lëvizjes Al-Ahrar, një numër i madh i njerëzve u mblodhën dje para ndërtesës së parlamentit në Gaza për të treguar revoltën e tyre të provokimeve izraelite në Jerusalem.
Protestuesit e mbledhur brohorisnin me parulla në mbështetje të Al-Aksa-s, duke thënë se është shumë e rëndësishme që të vazhdojë rezistenca e palestinezëve.
Udhëheqësi i lëvizjes Al-Ahrar, Halid Ebu Hilal tha se duhet të mblidhen vendet arabe dhe e tërë bota islame që të bëjnë diçka më tepër për ti parandaluar shkeljet e të drejtave të muslimanëve në Al-Aksa.
"Izraeli asnjëherë më nuk guxon ta prek Al-Aksën, ndërsa palestinezët duhet ta vazhdojnë rezistencën," tha ai.
Përfaqësuesi nga radhët e Hamasit, Mushir el-Misrin iu bëri thirrje palestinezëve për intifadë të re në mënyrë që, siç thotë ai, për të mbrojtur xhaminë Al-Aksa nga Izraeli.
"Ajo që për momentin ndodh në Jerusalem është një nga planet më të rrezikshme në histori," tha al-Misrin. Tensionet e fundit mes Izraelit dhe Palestinës filluan pasi pala izraelite disa javë më parë ndaloi hyrjen e muslimanëve në kompleksin e xhamisë Al- Aksa.