Nën udhëheqjen e Partisë më të madhe opozitare në vend Partia Demokratike dhjetra parti politike, sindikata të pavarura dhe shoqëria civile janë mbledhur përpara godinës së qeverisë për të protestuar kundër qeverisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Përpara godinës së bashkisë së Tiranës aty ku ishin mbledhur qindra mijëra njerëz nën udhëheqjen e liderit të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe ish liderit të kësaj force politike Sali Berisha u mblodhën në sheshin Skënderbeu dhe marshuan drejt godinës së qeverisë aty ku ishte ngritur edhe një skenë ku dhjetra qytetarë ndanë problemet e tyre me njerzit që ishin mbledhur.
Qytetarët janë mbledhur për të protestuar siç pretendojnë ata kundër rritjes së taksave në përgjithësi si dhe mos realizimin e premtimeve elektorale nga ana e qeverisë aktuale.
Protestuesit kanë ngritur pankarta me mbishkrime ku injorizohej qeveria për premtimet e dhëna si dhe kanë kundërshtuar veprimet e fundit të policisë së shtetit duke i thënë “jo shtetit policor”.
Lideri Demokrat Lulzim Basha në fjalimin e tijë para qindra mijëra qytetarëve ka thënë se kjo është një qendresë dhe një tregim se veprimet që ben Kryeministri i Shqipërisë do të hasin në një pengesë të madhe.
“Ne jemi në shesh ndërsa ai ka zgjedhur që sot të futet në bunkierin e Enver Hoxhës për tu fshehur” tha Basha.
Basha në fjalën e tij tha që ka ardhur në këtë shesh pasi është konsultuar me shumë njerëz në rrethe të cilët janë përpara shumë padrejtësive.
Basha në fjalën e tij gjithashtu ka thën se kundër premtimit të tyre për një Shqipëri me duar të pastra dyshja Rama Meta sollën shtetin policor.
Basha në vazhdim të fjalës së tij i ka bërë thirrje Kryeministrit Rama të mos luaj me durimin e qytetarëve dhe ti japë fund qeverisjes imagjinare.
Ai kundërshtoi rritjen e taksave duke i thënë kryeministrit se kjo gjë nuk ka për ti shërbyer ekonomisë së vendit dhe se kjo është nje mbushje e buzhetit pa menduar.
Nga ana tjetër Kryeministri Rama ka ironizuar protestën e sotme të opozitës në faqen zyrtare të tij në rrejtin social Facebook.
Rama duke postuar një fotografi ku shihet një shtepi e cila ështe pa leje dhe e ndërtuar mbi trotuar. Shtepia në fjalë sipas Ramës e merr energjinë elektrike pa leje nëpërmjetë shtyllës së ndrisçimit të rrugës të cilën e kanë bërë pjesë të shtëpisë.
Kjo është protesta e katërt e opozitës shqiptare e drejtuar nga lideri i ri i saj Lulzim Basha.
Basha duket se ka kaluar provën e protestës me sukses pas akuzave se në krye të partisë gjendet akoma ish lideri i kësaj partie Sali Berisha.
Ndërkohë që qindra forca policore kanë rrethuar sheshin përpara Kryeministrisë për të siguruar këtë protestë pranë godinës së qeverisë janë vënë re vetëm police femra. Taktikë e cila është ndjekur shpesh nga policia shqiptare kohët e fundit./AA/