OKB pezullon ndihmat ushqimore për refugjatët sirianë

Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së, ka njoftuar se kanë ndëprerë shpërndarjen e kuponëve të ndihmave ushqimore për afërsisht  1.7 milion sirianë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Programi Botëror i Ushqimit për shkak të mos-përmbushjes së angazhimeve të donatorëve që ka sjellë mungesën e burimeve është pezulluar dhënia e ndihmës ushqimore për refugjatët sirianë në Jordani, Liban, Turqi, Irak dhe Egjipt.

Drejtori i Programit, Ertharin Cousin theksoi se: "Ndërprerja e ndihmës ushqimore për shumë familje do të ketë pasoja shkatërruese". Gjithashtu Cousin ka theksuar se kjo situatë, do të rrezikojë shëndetin dhe sigurinë e refugjatëve dhe kjo mund të krijojë probleme në vendet të cilat strehojnë refugjatët sirianë.

Në deklaratë theksohet se për vazhdimin e ndihmave në muajin dhjetor është i nevojshëm një fond prej 64 milionë dollarë dhe në rast se bëhet i mundur sigurimi i burimeve në mënyrë të mjaftueshme ndihmat ushqimore do të vazhdojnë.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat