Deputeti i Partisë së Drejtësisë, Gëzim Kelmendi, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook tregon se si duhet të luftohet korrupsioni në Kosovë.
“Nga paslufta e deri tash duhet të hetohet pasuria e ministrave, kryetarëve të komunave dhe drejtorëve. Pse? Paga e Ministrit është e njëjtë me pagën e deputetit (1300 euro + 200 deri 300 euro nga komisionet), por shumica më parë bëhen ministra sesa që qëndrojnë deputetë. Dihet se përfitimet që i ka sa është ministër, nuk mund t’i ketë si deputet. Tenderomania, shërbimet që iu ofrojnë biznesmenëve dhe afaristëve të ndryshëm bëjnë që një ministër gjatë mandatit të tij të pasurohet shumëfish. Njëjtë është edhe për kryetarët e komunave dhe drejtorët e ndryshëm”, shkruan ai.