Autoritetet Saudite të hënën kanë liruar nga burgu thirrësin e njohur islam dr. Muhamed el-Arifi, njoftuan djali dhe vëllai i tij, transmeton Saff.
“Jam i gëzuar që mund t’iu përcjell lajmin për lirimin e babait tim të dashur. Ai tashmë është në shtëpi”, ka shkruar Abdurrahmani, djali i dijetarit El-Arifi, në profilin e tij në Twitter.
Edhe vëllai i El-Arifit, Saadi i cili është profesor në Universitetin Mbreti Saud, përmes Twitter-it kishte konfirmuar lirimin e të vëllait.
Dr. Muhamed El-Arifi ishte arrestuar në fund të muajit tetor për kritika që bëri lidhur me parregullsitë e trenit të haxhinjve në Meke gjatë kohës së haxhit të sivjetshëm./Shembulli/
[youtube height="400" width="650" align="none"]https://www.youtube.com/watch?v=25_y6GfZ7l4[/youtube]
[youtube height="400" width="650" align="none"]https://www.youtube.com/watch?v=LwTJ06dbcZg[/youtube]