Rektori ua ndal pagat kryeministrit dhe ministrave

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu, do të lë pa rrogë për angazhimin e tyre në universitet hiq më pak se kryeministrin e vendit, Isa Mustafa, dhe të gjithë ministrat e tij: Hajredin Kuçin, Haki Demollin, Arsim Bajramin, Avdullah Hotin e Hykmete Bajramin.

Rektori Zejnullahu ka vendosur që të gjithë këta liderë shtetërorë tashmë të largohen nga lista e pagave si staf i rregullt i Universiteti. Ky vendim do të vlej për të gjithë profesorët e tjerë të cilët krahas ligjërimit në UP do të kenë edhe angazhime tjera politike.

Tash këta profesorë do të konsiderohen vetëm si bashkëpunëtorë të jashtëm të angazhuar në UP.

Burime të “Zërit” nga Rektorati bëjnë të ditur që vendimi ka hyrë në fuqi nga sot dhe se shumë shpejtë do të dalin publikisht me detaje të reja. /Zëri/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat