Rezultatet e autopsisë tregojnë që ministri palestinez, Ebu Ayn ishte mbytur

Ministri palestinez Zijad Abu Ajn, i cili ishte i ngarkuar për vendbanimet hebreje dhe murin ndarës pranë Organizatës për Çlirimin e Palestinës, është vrarë, sipas rezultateve të autopsisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekipi i cili kreu autopsinë e kufomës së ministrit Abu Ayna përbëhej nga mjekët palestinez, jordanez dhe izraelit. Ministri palestinez i Punëve Civile Husein Es-Seyh tha se rezultatet e autopsisë kanë treguar se Ebu Ayn "ishte i mbytur". Raporti i autopsisë, i nënshkruar nga ana e ekspertëve palestineze dhe jordanez, konstaton se vdekja u shkaktua nga "rrahja, ekspozim ndaj gazit lotsjellës, me faktin se ushtarët izraelitë penguan ofrimin e kujdesit mjekësor".

Seyh tha se kishte kërkuar që në ekipin e autopsisë të përfshihet edhe një ekspertë izraelite që të mos ketë dyshime. Ai vuri në dukje se Izraeli insistonte që autopsia të bëhet në Institutin Abu Kabir, por kjo kërkesë u refuzua, ndërsa autopsia përfundimisht u bë në Qendrën e Mjekësisë Ligjore në Universitetin e Jerusalemit. Për të konfirmuar saktësinë e raportit të autopsisë mjeku izraelit ka kërkuar më shumë kohë. Seyh tha "se ky dokument do të jetë provë për ta akuzuar Izraelin".

Xhenazja e Abu Ajna u dërgua sot në varrezat e Ramallahut, aty ku edhe u bë varrimi i tij. Në të morrën pjesë Presidenti palestinez, Mahmud Abaz, kryeministri Rami al-Hamdallah, dhe zyrtarë të tjerë palestinez.

Korrespondenti i AA i cili ishte në vendin e ngjarjes raportoi se Ebu Ayn pësoi gjendje të fikëti, në përballje me forcat ushtarake izraelite, të cilët përpiqeshin për të shpërndarë aktivistët palestinezë të mbledhur në veri të Bregut Perëndimor, në qytetin Turmus Ajja.

I lindur në 1959, Abu Ajn ishte baba i katër fëmijëve. Në burgjet izraelite dhe amerikane kaloi gjithsej 13 vite: në 1979 u arrestua nga ana e Mossadit dhe inteligjencës amerikane me akuzat se ka marrë pjesë në organizimin e sulmeve të armatosura kundër Izraelit.

Atëherë ai dërgohet në burgun e Çikagos. Përkundër asaj që pala palestineze kërkoi nga OKB, që ta kthejë Abu Ajn-in të gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore, në 1981 ata ia dorëzuan autoriteteve Izraelite. Gjykata izraelite e dënoi atë më me burgim të përjetshëm. Autoritetet palestineze bënë përpjekje për ta liruar me marrëveshjen për shkëmbim të burgosurve në 1983, por Abu Ajn qëndroi në burg deri më 1985./AA/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat