Parlamenti Rajonal i Brukselit ka kërkuar nga qeveria e Belgjikës "Të njohë menjëherë Palestinën" si shtet i pavarur, raporton Anadolu Agency (AA).
Draft rezoluta që i bën thirrje qeverisë federale për të njohur Palestinën u pranua nga Parlamenti rajonal i Brukselit me 56 vota "pro", 11 kundër dhe 12 vota "abstenim".
Socialistët Walloon (PS), Qendra Demokratike Humaniste (CDH), Të Gjelbërit Wallon (Ecolo) dhe e majta ekstreme (PTB) janë partitë të cilët mbështetën rezolutën, ndërsa Liberalët Waloon (MR) u përpoqën të zbusin ndryshimet në propozimin e dhënë. Partia MR e ndryshoi vendimin nga "të njohë menjëherë" në "njohje në kohën e duhur" përpjekje e cila doli pa rezultat.
Në vendim iu bë thirrje qeverisë së Belgjikës dhe BE-së që "Të njohë menjëherë shtetin e Palestinës me kufijtë e viti 1967". Në vendimin e miratuar nga parlamenti i Brukselit me diferencë të thellë votash, u dënuan aktet për vendbanimet në Bregun Perëndimor duke përfshirë edhe ato në Jerusalemin lindor.
Në rezolutën mbështetëse të koalicionit të qendrës së djathtë të cilët formojnë edhe qeverinë, Liberalët Walloon dhe flamandë me Nacionalistët flamandë dhe Kristian Demokratët kërkohet që Palestina "të njihet në një kohë të përshtatshme" në koordinim edhe me vendet e BE-së. Edhe në rendin e ditës të parlamentit Federal të Belgjikës gjendet një projekt-rezolutë për njohjen e Palestinës. Projekt-ligji pritet të votohet në seancë plenare në fillim të vitit 2015.
Deputetja e Partisë Qendra Demokratike Humaniste (CDH) Mahinur Özdemir, tha në një deklaratë për gazetarin e AA se: "Kemi marrë një vendim të rëndësishëm i cili kërkon nga qeveria federale njohjen e menjëhershme dhe pa kushte të Palestinës si shtet". Qeveria e Belgjikës nuk duhet të presë më shumë pas vendimeve të miratuara në parlamentet e Suedisë, Britanisë së Madhe, Irlandës, Francës dhe Spanjës".
Deputetët e Partisë Qendra Demokratike Humaniste (CDH) janë shprehur se nuk janë të kënaqur nga njoftimet se do ta njohim Palestinën "në kohën e duhur dhe në kushte të përshtatshme" dhe kanë theksuar se: "Një njohje me parakushte nuk mund të jetë e pranueshme". Palestinën duhet ta njohim menjëherë".
Ndërsa deputetët e Partisë Socialiste (PS) kanë theksuar se "I kemi bërë një thirrje të rëndësishme Parlamentit të Brukselit i cili është kryeqyteti i BE-së dhe që ka pritur shumë organizata ndërkombëtare. Ne mendojmë se ky vendim do të përbëjë një shembull pozitiv në shumë parlamente të tjerë lokalë".