Këshilli Revolucionar i Sirisë raporton se të paktën dhjetë persona humbën jetën nga uria në Irbin të rajonit të Damaskut në Ghouten Lindore, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga Këshilli pohojnë se forcat besnike të regjimit të presidentit Bashar al-Asad prej dy vitesh mbajnë të bllokuar plotësisht vendin Irbin dhe se kriza humanitare çdo ditë e më shumë është në rritje.
Në deklaratë thuhet se gjatë muajit dhjetor të paktën dhjetë persona, në mesin e të cilëve tetë fëmijë kanë humbur jetën nga uria.
"Autoritetet e regjimit në Damask nuk lejojnë hyrjen e kervaneve të ushqimit dhe medikamenteve në Irbin. Banorët e zonës kanë mbetur pa medikamente.
Uria është bërë shkaktare i rritjes së numrit të sëmurëve. Një katastrofë humanitare është afër", paralajmëron Këshilli.
Duke theksuar se fëmijët janë viktimat më të mëdha të krizës, Këshilli bën thirrje për veprime humanitare për të parandaluar "një dramë të re humanitare".
I njëjti burim më parë kishte thënë se në rajonin e Damaskut të Ghoutes Lindore, në dy vitet e fundit nga uria kishin vdekur 216 persona, brenda të cilëve ndodheshin të paktën 150 fëmijë.