Hoxha i moshuar shpreh konsideratë të lartë për hoxhallarët e rinj (VIDEO)

Në një video të realizuar nga TV Dukagjini në vitet e pasluftës, e cila është publikuar gjatë këtyre ditëve në internet, shihet një hoxhë i vjetër nga Peja, i cili flet për hoxhallarët e rinj të kësaj kohe.

Hoxha i moshuar, hafizi Muhamed Gashi shpreh konsideratë të lartë për hoxhallarët e rinj.

Pyetjes së gazetarit se çfarë mendon për hoxhallarët e rinj dhe se a ka ndonjë vërejtje për ta, i përgjigjet kështu: "Kurrfarë vërejtjeje nuk u jepet këtyre, se këta janë në rrugën e Zotit, me Kuran po punojnë të gjithë, nuk kanë kurrfarë gabimi, sepse janë duke e marrë dijen në Arabinë Saudite, mu aty ku është burimi i fesë Islame. Ata e mësojnë Kuranin dhe Hadithin e Pejgamberit, alejhis-selam"./Shembulli/

[youtube height="400" width="650" align="none"]https://www.youtube.com/watch?v=mmLcFJ9uZk4[/youtube]


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat