Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Evropian të mërkurën ka hequr Hamasin nga lista e organizatave terroriste, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndërkohë që Hamasi kundërshtoi futjen në listë, e cila u miratua në 2001. ''Në gjykimin e sotëm, Gjykata e Përgjithshme konstaton se masat e kontestuara nuk janë të bazuara në akte të shqyrtuara dhe konfirmuara nga vendimet e organeve kompetente, por fajësimet faktike burojnë nga shtypi dhe interneti ", tha gjykata e BE-së në një deklaratë për shtyp.
''Gjykata anulon masat e kontestuara duke mbajtur përkohësisht efektet e këtyre masave për të siguruar efektivitetin për çdo ngrirje të mundshme të fondeve në të ardhmen", shton gjykata. "Efektet e masave do të mbahen për një periudhë tre mujore, ose, nëse ankesa sillet para Gjykatës së Drejtësisë, deri në përfundim të apelimit.''