Ushtarët e frontit Islam prodhojnë snajper dhe raketa kundërajrore

Ushtarët e frontit Islam kontrollojnë rreth 70 për qind të territorit në rajonin e Aleppos, për shkak të bllokimit të armëve nga jashtë, pjesëtarët e kësaj lëvizje kanë prodhuar snajperët e tyre dhe raketa kundërajrore, raporton Anadolu Agency (AA).

Në luftimet kundër forcave besnike të regjimit të presidentit Bashar al-Asad, pjesëtarët e frontit Islam në Aleppo prodhuan raketën "ferri" nga bombolat e gazit dhe disa lloje raketa-hedhës dore, ndërsa tani prodhojnë edhe një pushkë snajper dhe raketa kundërajrore me të cilat mund ti rrëzojnë helikopterët e ushtrisë së Asadit.

Komandanti i njësitit snajperist Ebu Abdurrahman për AA tha se luftojnë në kushte të vështira për shkak të shkëputjes nga pjesa tjetër e botës, por me armët e prodhuara në punëtoritë e tyre, arrijnë ti përballojnë sulmet e ashpra të ushtrisë siriane. "Kemi filluar edhe me prodhimin e armatimit, ndërsa ushtria e regjimit vazhdon të na mbajë nën rrethim në disa lokalitete, kjo ishte mënyra e vetme për ti mbijetuar sulmeve të tyre," tha komandanti Ebu Abdurrahman.

Më tej thekson se armët e reja janë dëshmuar shumë të suksesshme në front, Ebu Abdurrahman tha se prodhimi i tyre nuk është i shtrenjtë dhe se kjo është përparësia kryesore. Ai shtoi se aktualisht punojnë në zhvillimin e raketave-kundërajrore.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat