Një tjetër shqiptar nga Shkupi është vrarë në Siri. Siç mëson TetovaSot bëhet fjalë për 23 vjeçarin me inicialet E.A. nga Inxhikova e Shkupit.
I riu shkupjan shkoi në Siri vetëm tre muaj më parë, për të luftuar në krahë të xhihadistëve të ISIS-it.
Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar rastin dhe se është në dijeni për vdekjen e të riut nga Shkupi me po këtë identitet.
Deri më tani nga Maqedonia kanë humbur jetën 13 persona në fushëbetejat e Sirisë dhe Irakut.