Bahtiri i premton djalit të minatorit financimin e shkollimit

 “Jam Malsor Istrefi. Jam djalë i minatorit. Familjen e kam të papunë. Gjendjen sociale e kemi shumë të rëndë. Unë vetëm shkollën fillore e kam kryer, sepse nuk kam pasur mundësi ta vazhdoj më tej. Thjesht, nuk kam shpresë për jetë”.

Këto fjalë, të shqiptuara me shumë emocion, kanë shtangur pjesëmarrësit e shumtë në takimin e fundit për këtë vit me qytetarë, të organizuar nga Komuna e Mitrovicës.

Heshtjen e krijuar e ka thyer menjëherë i pari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

“Jo djalosh, unë do të të ndihmoj të shkollohesh me paratë e mia personale”, ka siguruar të riun kryetari, premtimi i të cilit lehtësoi pothuajse të gjithë ata që ishin mbledhur për t’i dëgjuar rezultatet e punës së tij njëvjeçare. /zëri/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat