Familjet e të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite, zhvilluan një protestë në Gaza raporton Anadolu Agency (AA).
Të afërmit e të burgosurve palestinezë që morën pjesë në protestat javore të zhvilluara para zyrës së kryqit të kuq bënë thirrje ndaj Kryqit të kuq dhe institucionce për të drejtat e njeriut që të bëjnë presion ndaj administratës së burgjeve izraelite për "përmirësimin e kushteve të të afërmeve të tyre në burgje, dhënien fund të burgimeve të padrejta dhe për lirimin e të afërmeve të tyre".
Palestinezët duke mbajtur fotografitë e të afërmve, kanë hedhur sllogane ku shpreheshin kërkesat e tyre.
Halid Tabsh babai i të arrestuarit Palestinez Tarik Tabsh në një deklaratë për gazetarin e AA tha se "Kryqi i Kuq dhe Institucionet e të drejtave të njeriut duhet të bëjnë presion ndaj Izraelit për lirimin e të burgosurve".
Tabsh i cili shprehet se drejtuesit e burgjeve ndalojnë vizitat e të afërmëve duke theksuar se të burgosurit po përballen me mungesën e ilaçeve dhe të ushqimeve kërkoi nga administrata palestineze që të përmbushë rolin e saj në këtë proces.
Ndërsa Safa Xhabiri nëna e Muhamed Xhabir i një të arrestuari tjetër shprehet se në këto ditë që moti ka ftohur të burgosurit kanë nevojë për batanije dhe nevoja dimërore por këto nevoja themelore nuk po i plotësohen.
Xhabiri i bën thirrje Kryqit të Kuq dhe organizatave të tjera ndërkombëtare të marrin masa të menjëhershme për të shpëtuar jetën e të afërmeve të tyre të braktisur në prag të vdekjes dhe të furnizojnë me materialet e nevojshme të burgosurit.
Sipas të dhënave të Ministrisë së të Burgosurve Palestinezë, në burgjet izraelite gjenden më shumë se 7 mijë persona të burgosur ku 500 prej tyre ndodhen në GAZA.