Ipeshkvia e Kosovës është pjesë përbërëse e Konferencës Ipeshkvnore Ndërkombëtare “Shën Qirili e Metodi” me seli në Serbi.
Kjo konferencë përfshin ipeshkvnitë e Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Kosovës.
Deri në fillim të viteve 1990 kur dhe shkatërrohet Jugosllavia, në territorin e saj ka ekzistuar Konferencës Ipeshkvnore e Jugosllavisë, me tkurrjen e territoreve formohen disa konferenca të tilla.
Kosova si dhe katolikët shqiptarë të ish-Jugosllavisë hynë nën organizimin e ri që e formon Vatikani, e që përfshinë Serbinë (me Vojvodinë e Kosovë), Malin e Zi dhe Maqedoninë.
Pra, katolikët e Kosovës në Serbi e kanë qendrën administrative, përkundër faktit se një Konferencë e tillë Ipeshkvnore funksionon edhe në Shqipëri.
Mund t’i paramendojmë reagimet poqëse BIK do të ishte pjesë e ndonjë organizmi në Sarajevë apo Ankara!
Linku në serbisht: http://www.kc.org.rs/nadbiskupija.php?recordID=2
/Radio Pendimi/