Vetura me targa të Beogradit kapet me eksploziv afër ambasadës amerikane, arrestohet shoferi serb

Njësitë speciale të Policës së Kosovës, kanë bllokuar rrugën kryesore që qon në Arbëri, pasi që një patrullë e policisë ka ndaluar një veturë me targa të Beogradit, në të cilën është gjetur eksploziv.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se vetura ishte në lëvizje, derisa është ndaluar nga një patrullë e rregullt e Policisë së Kosovës.

Tashmë njësiti i Policisë së Kosovës për deminim është larguar nga vendi i ngjarjes, pasi e ka larguar eksplozivin nga vetura. Pritet që së shpejti edhe vetura të largohet.

Policia e Kosovës ka arrestuar shoferin serb, njofton koha.net.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat