Qindra suedez gjatë ditës së djeshme dolën në rrugë për të denoncuar sulmet ndaj xhamive që kanë ndodhur këtë javë në vendin skandinav, raporton Anadolu Agency (AA).
Një numër i madh i qytetarëve të këtij vendi dolën në rrugë për të dënuar sulmin ndaj xhamisë në të cilën u plagosën pesë perona.
Grupi i qytetarëve u organizua nëpërmjet një faqeje në rrjetin social Facebook me titull "Së bashku për Eskilstunin" për të dënuar sulmet ndaj xhamive dhe për të shprehur solidaritet me pjestarët e komunitetit musliman në vend.
"Disa qindra persona u mblodhën këtu për të dërguar mesazhe të miqësisë," tha zëdhënësi i policisë Roland Lindqvist.
Kryeministri i Suedisë, Stefan Lofven i ka quajtur sulmet e fundit mbi xhamitë në Suedi si "dhunë e paskrupullt".
"Kurrë nuk do të tolerojmë sulme të këtij lloji. Ata që duan ta praktikojnë besimin e tyre kanë të drejtë ta bëjnë këtë," tha Lofven.
Nga ana tjetër, të enjten në qytetin Eskilstun i është vënë zjarri një xhamie, ku mbetën të plagosur pesë persona nga 70 besimtarët të cilët ndodheshin në faltore në ato momente. Ndërkohë Policia tha se sulmi një sulm tjetër u zhvillua vonë në mbrëmjen e së enjtes nga i cili u thyen xhamat xhamisë.