E uron stafi për Krishtlindjen, pasagjeri pezullon fluturimin

Një pasagjer amerikan pezulloi fluturimin e tij në aeroportin “La Guardia Airport”, pasi stafi i shërbimit në avion i uroi atij në hyrje “Gëzuar Krishtlindjen”.

Sipas “New York Post”, të martën pasagjeri po priste të hipte në një avion të kompanisë “American Airlines Flight” për të udhëtuar drejt Dallasit.

Sapo futet në avion, te dera, një nga punonjësit e stafit i përshëndeti të gjithë dhe pastaj iu drejtua në veçanti pasagjerit “tekanjoz”, duke i uruar Krishtlindjen.

Por reagimi i tij ka qenë i papritur: “Nuk duhet ta thoni atë, sepse jo të gjithë e festojnë Krishtlindjen”.

Ai më pas është larguar, pavarësisht lutjeve të stafit që të qëndrojë. Pasagjerët e tjerë kanë shpërthyer në brohoritje dhe duartrokitje teksa ai largohej me nerva.

Avioni është nisur 40 minuta me vonesë dhe ende nuk dihet nëse shkak ka qenë pasagjeri misterioz. Pasagjerët kanë protestuar kundër kompanisë, e cila siç duket nuk e ka kaluar lehtë këtë incident./Shekulli/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat