Emiratet e Bashkuara Arabe, 21 milionë euro investime në QKUK

Mbretëria e Emirateve të Bashkuara, do të investojë 21 milionë euro në ndërtimin objektit të Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve.

Ky objekt do të mundësoj të gjitha shërbimet mjekësorë të fëmijëve brenda një objekti dhe do të quhet Spitali Universitar i Fëmijëve, tha për Radio Kosovën, Nexhmi Hyseni drejtor i Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve. Këtë projekt e ka mbështetur edhe Ministri i Shëndetësisë Imri Rahmani, gjatë vizitës se delegacionit të Emirateve të Bashkuara në Kosovë.

Ideja për themelimin e një spitali universitar të fëmijëve ka qenë vite më parë ,por mundësitë ishin të pakta në këtë drejtim, tha Dr. Hyseni.

Dr Hyseni tha se ndërtimi i këtij spitali jo vetëm që do të përmirësojë kushtet për trajtimin e fëmijëve por do të ketë edhe përparësi të tjera.

'Do të kemi mundësin që të zhvillojmë edhe kapacitete të reja, do të themelojmë edhe reparte të reja ku do të merremi me intervenime kirurgjike me të cilat nuk jemi marrë deri më tani'.

Ministri i Shëndetësisë Imri Rrahmani, i ka dhënë mbështetje këtij projekti me synimin që përmes tij, të sigurohen shërbime sa më cilësore shëndetësore nga fushën e kirurgjisë pediatrike për fëmijët në Kosovë.

Projekti parashihet që të zgjas dy vjet, deri në përfundim.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat